Pozicioni i Rusisë në çështjen Kosovë-Serbi, është i pandryshueshëm.
Këtë e ka thënë zëdhënsja e Ministrisë së Jashtme, Maria Zaharova.
E pyetur nëse e mbështesin idenë e korrigjimi të kufijve, ajo ka thënë që Rusia mbështet çdo marrëveshje që është në interes të qytetarëve serb, dhe që është e bazuar në ligjin ndërkombëtar në përputhje të plotë me ligjet e Serbisë, shkruan ‘blic’, trasnmeton Gazeta Express.
“Qëndrimi është i pandryshuar. Jo vetëm konsistent por edhe logjik, dhe kjo logjikë është shumë e thjeshtë. Zgjidhja e kësaj çështje duhet t’i përshtatet interesit të popullit serb. Marrëveshja d uhet të jetë e bazuar në ligjin ndërkombëtar dhe në një linjë me ligjet e brendshme të Serbisë”, ka thënë Zaharova.
Ajo ka thënë se qëndrimi i Rusisë është i bazuar në disa komponentë, dhe është i bazuar në një çasje të qartë për zgjidhjen e këtij problemi