Putin mbështet çdo marrëveshje Kosovë-Serbi që është në interes të popullit serb – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Putin mbështet çdo marrëveshje Kosovë-Serbi që është në interes të popullit serb

15:33 | 23 Shkurt 2019

Pozicioni i Rusisë në çështjen Kosovë-Serbi, është i pandryshueshëm.

Këtë e ka thënë zëdhënsja e Ministrisë së Jashtme, Maria Zaharova.

E pyetur nëse e mbështesin idenë e korrigjimi të kufijve, ajo ka thënë që Rusia mbështet çdo marrëveshje që është në interes të qytetarëve serb, dhe që është e bazuar në ligjin ndërkombëtar në përputhje të plotë me ligjet e Serbisë, shkruan ‘blic’, trasnmeton Gazeta Express.

“Qëndrimi është i pandryshuar. Jo vetëm konsistent por edhe logjik, dhe kjo logjikë është shumë e thjeshtë. Zgjidhja e kësaj çështje duhet t’i përshtatet interesit të popullit serb. Marrëveshja d uhet të jetë e bazuar në ligjin ndërkombëtar dhe në një linjë me ligjet e brendshme të Serbisë”, ka thënë Zaharova.

Ajo ka thënë se qëndrimi i Rusisë është i bazuar në disa komponentë, dhe është i bazuar në një çasje të qartë për zgjidhjen e këtij problemi

Komento: