Rusia vazhdon agresionin ndaj Ukrainës.
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, më 18 prill ka nderuar një brigadë, që Ukraina e akuzon për “krime lufte” dhe vrasje masive në qytetin e Buçës, që gjendet pranë Kievit, raporton Rel.
Njoftimi për ndarjen e titullit ndaj kësaj brigade vjen në ditën e 54-të të pushtimit të paprovokuar të Rusisë në Ukrainë, teksa vlerësohet se mijëra persona javë vrarë dhe 12 milionë banorë janë larguar nga shtëpitë e tyre. Lufta në Ukrainë është shndërruar në krizën më të madhe të refugjatëve në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore.
Putin nënshkroi dekretin për ndarjen e titullit “Mbrojtës” për Brigadën e 64-të të pushkëve të motorizuara për mbrojtjen “e atdheut dhe interesave të shtetit”. Në dekret pjesëtarët e kësaj brigade u lavdëruan për “heroizmin masiv dhe guximin si dhe këmbënguljen”.
Në fillim të prillit, Ministria e Mbrojtjes së Ukrainës tha se kjo njësi kishte okupuar Buçën dhe kishte kryer “krime lufte”.
Drejtoria e Inteligjencës së Ministrisë ukrainase të Mbrojtjes ka publikuar emrat, gradat dhe detajet e pasaportave të anëtarëve të kësaj brigade, duke thënë se ata do të përballen me drejtësinë.
Shumica e personave të vrarë në Buça kanë vdekur nga plagët me armë zjarri, tha policia ukrainase javën e kaluar.
Pas largimit të trupave ruse nga ky qytet, trupat e pajetë të banorëve u gjetën në rrugët e këtij qyteti, disa prej të cilëve kishin të lidhur duart pas shpine.
Kremlini ka mohuar akuzat se forcat ruse janë përgjegjëse për vrasjen e civilëve në Buça, duke thënë se imazhet e trupave të pajetë të civilëve, që janë publikuar, janë “të rreme”.Por, nuk është ky shtrembërimi i vetëm që iu bë kësaj interviste. Me argumentet e “Shqipërisë së Madhe” u shërbeyn edhe mediat që kontrollon Vuçiq.
Sipas B92, Kurti insiston në bashkimin kombëtar pavarësisht pasojave, pavarësisht se këto fjalë nuk ekzistojnë në intervistën në fjalë.
Në Beograd duket se kanë qëllime të qarta, ta ushqejnë opinionin atje me deklarata për Shqipërinë e Madhe si dhe dikë të painformuar në bashkësinë ndërkombëtare.