Presidenti rus Vladimir Putin ka thënë se nuk do të njohë fitoren e parashikuar të presidentit të zgjedhur amerikan, Joe Biden.
Kjo sipas tij, derisa rezultatet të konfirmohen “në një mënyrë legjitime, ligjore” ose derisa fitorja e ish-zëvendëspresidentit amerikan, “të njihet nga pala kundërshtare”.
“Ne do të punojmë me këdo që ka besimin e popullit amerikan”, deklaroi Putin.
“Por ky besim mund t’i jepet vetëm një kandidati, fitorja e të cilit është njohur nga pala kundërshtare, ose pasi rezultatet të konfirmohen në një mënyrë legjitime, ligjore”.
Këto komente, Vladimir Putin, i bëri gjatë vërejtjeve që jepte në televizionin shtetëror rus, të dielën.
Putini thuhet gjithashtu se pretendoi se vonesa, të cilën ai e quajti “një formalitet”, nuk do të dëmtonte marrëdhëniet midis Washingtonit dhe Moskës sepse “nuk ka asgjë për të dëmtuar”.