Duket se Putini do të martohet për herë të dytë.
Presidenti Putin, i cili shmangej për të folur për jetën e tij private, ju përgjigj një gazetari duke mos mohuar faktin se mund të martohet një ditë.
Gjatë një konference të fundvitit për media, ku Putin u përgjigjet pyetjeve të gazetarëve rus dhe të huaj në Moskë, për orë të tëra, një prej tyre kishte një pyetje nëse planifikonte të martohej.
“Si një person i përgjegjshëm, sigurisht se duhet ta martohem një ditë,” u përgjigj Putin. Por, nuk tregoi se kush mund të ishte zgjedhja e tij, trasnmeton gazeta Metro.
Jeta private e Putinit mbetet një sekret. Ai kishte qenë më parë i martuar me Ludmilën, një linguiste nga Shën Petersburgu. Ata u martuan nga viti 1983 dhe qëndruan kështu deri në vitin 2013, kur Ludmila Putina u divorcua dhe në vitin 2015 u martua me një rus tjetër, jo fort të njohur publikisht.
Qifti Putin ka dy vajza nga martesa e parë, të cilat janë të martuara me oligarkë të fuqishëm rusë dhe nuk raportohet se a ka ndonjë djalë apo fëmijë të tjerë.
Thashethemet në Moskë, tregojnë që ai në vitin 2015 ka fituar edhe një vajzë me një të dashur të cilën kurrë nuk u bë e ditur në publik. Përndryshe, familja Putin me dhëndërit e tij, llogariten të jenë një nga personat më të pasur në botë