Putini me dhuratë tejet interesante për ditëlindjen e presidentit kinez

13:50 | 17 June 2019

Putini ka bërë një dhuratë interesante për ditëlindjen e presidentit kinez.

Presidenti kinez, Xi Jinping, e festoi të shtunën ditëlindjen e tij të 66-të bashkë me presidentin rus, Vladimir Putin, i cili e befasoi me disa akullore si dhuratë për ditëlindje.

Dy liderët e shteteve u takuan në kryeqytetin e Taxhikistanit, Dushanbe, ku po merrnin pjesë në Konferencën për Masa Ndërvepruese dhe Ndërtim të Besimit në Azi.

Ky ishte takimi i tyre i dytë brenda një jave pasi u takuan më parë edhe në kryeqytetin e Kirgistanit, Bishkek, në kuadër të Samitit të Shangait për Bashkëpunim.

“Presidenti rus e vlerësoi lart rolin e Xi Jingpingut në zhvillimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe e vuri në pah suksesin e shënuar në vizitën e fundit të presidentit kinez në Rusi. Putin i dha akullore presidentit kinez si dhuratë për ditëlindje”, thuhet në deklaratën e Kremlinit.

Xi Jinping e falënderoi Putinin për akulloren dhe tha se presidenti rus është shumë i popullarizuar në Kinë.

Presidenti kinez e vizitoi Rusinë në fillim të qershorit, ku ishte mysafir nderi në Forumin Ndërkombëtar për Ekonominë në Shën Petërsburg.

Gjatë vizitës në Rusi, të dy presidentët e kishin vizituar kopshtin zoologjik të Moskës, me ç’rast Putini ia dha dy panda kineze Jinpingut, shkruan “CNN”.

Komento: