
Rusisë lufta po i kushton shumë.
Ish-komandati i ushtrisë estoneze Riho Terras, duke cituar burime të intelegjencës ukrainase, ka thënë se lufta ndaj Ukrainës po i kushton Rusisë rreth 15 miliardë pound në ditë.
Ai ka thënë se Rusia ka raketa për maksimumi tre deri në katër ditë, të cilat i përdorin me kursim, transmeton Gazeta Onlijne Reporteri.net.
Siç raporton Daily Mail, Terras pretendoi se plani i Putinit është mbështetur për të bërë panik, duke gjuajtur raketa në ndërtesa banimi ‘rastësisht’ për të ‘frikësuar’ ukrainasit, për të shkaktuar dezertime masive të ushtrisë, dorëzimin kombëtar dhe ikjen e presidentit Zelenskit nga vendi.
Terras gjithashtu pretendoi se operacionet speciale ruse kanë qenë pranë Kievit që nga 18 shkurti dhe kishin planifikuar të kapnin me shpejtësi kryeqytetin dhe të instalonin një regjim kukull.
“Rusët janë të tronditur nga rezistenca e ashpër që kanë hasur. Ukrainasit duhet të shmangin panikun! … Ukraina duhet të qëndrojë e fortë dhe ne duhet të ofrojmë ndihmë!”, ka shkruar ai në Twitter.
Sipas tij, Putin do të duhet të hyjë në negociata me qeverinë e presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky nëse Kievi i mban rusët për 10 ditë.