“Pyesni krejt Pejën se a është djal i mirë”, rrëfimi me lot i xhaxhait të shoferit të kamionit

22:23 | 07 March 2019

Flet xhaxhai i shoferit.

Xhaxhai i Mustafë Avdijaj, shoferit të kamionit i cili shkaktoi aksident të rëndë në Gjilan ka folur sot rreth aksidentit ku humbi jetën një person dhe u lënduan 16 persona të tjerë.

Ai ka thënë se janë shumë të pikëlluar si familje dhe ka theksuar se aksidenti ka ndodhur rastësisht, shkruan Insajderi.

“Ne jemi shumë të shqetësuar, së pari kam dëshirë me ju shprehë ngushëllime familjarëve të personit që ka vdekur dhe të këtyre që janë të lënduar, shërim sa më të shpejtë. Ka ndodh rastësisht, mund të pyesin krejt qytetin e Pejës për Mustafën, që është shumë djalë i urtë I mirë po qe fati. Jemi shumë të pikëlluar si familje që një person e ka humb jetën”.

Xhaxhai i ngasësit të kamionit tha se shkak i aksidentit kanë qenë frerët e kamionit dhe ngarkesa që ka qenë duke u bartur me kamion

“Sipas gjasave frerët e kamionit nuk kanë funksionuar, paska qenë teposhtë, kamioni I ngarkuar edhe s’ka mundur s’ka pas mundësi po shihet që në tre vende u mundu me e ndal po nuk ka mundur. Ishalla ky që humbur jetën shkon në xhenet e ata që janë lënduar shërohen sa më shpejtë”, ka thënë ai për Tv Dukagjinin.

Kujtojmë se një aksident i rëndë ka ndodhur sot në Gjilan ku shoferi i një kamioni ka humbur kontrollin mbi automjetin e tij dhe ka goditur rreth 10 vetura të tjera.

Sipasoj e aksidentit ka humbur jetën një person dhe janë lënduar rreth 16 të tjerë.

Komento: