“Pyeteni Arben Vitinë e Jusuf Thaçin…”: Hykmete Bajrami reagon ashpër pas akuzave nga zv/ministri i Arsimit

15:08 | 18 November 2024
“pyeteni-arben-vitine-e-jusuf-thacin…”:-hykmete-bajrami-reagon-ashper-pas-akuzave-nga-zv/ministri-i-arsimit

Deputetja Hykmete Bajrami ka reaguar ashpër pas akuzave nga zv/ministri i Arsimit, Taulant Kelmendi.

Ky i fundit e akuzoi Bajramin për mbi 5 milionë euro, sipas tij, të avulluara, për projektin e digjitalizimit të arsimit.

Hykmete Bajrami i ka kërkuar pushtetit ta pyetin Arben Vitinë për këtë projekt, dhe lidhjen e tij me Bekim Kasumin.

Postimi:

Manipulanta,

Pyeteni Jusuf Thaçin për këtë projekt të vitit 2014-2017.

Pyeteni Arben Vitinë si e ka ditë ai për këtë projekt dhe lidhjen e tij me Bekim Kasumin, që e ka implementu këtë projekt.

Unë në MASHT kam qënë ministre 4 muaj dhe e kam ndalu fazën e dytë të këtij projekti.

.May be an image of 3 people and text

Komento: