Pyetet a do ta marrë drejtimin e PSG-së, Allegri i jep lajmin e mirë Milanit

16:10 | 24 Shkurt 2020

Massimiliano Allegri i është përgjigjur thashethemeve se ai mund të marrë përsipër Paris Saint-Germain këtë verë.

Allegri ka mbetur pa punë që nga fundi i sezonit të kaluar kur ai la Juventusin pas pesë vjetësh në krye, dhe spekulimet janë të shumta se ku mund të përfundojë tjetër, përcjell ORAinfo.

Natyrisht, disa media kanë raportuar se 52-vjeçari mund të përfundojë të Milan gjashtë vjet pasi ai u largua, me Rossoneri aktualisht shumë pak gjasa të arrijë në katër të parat këtë sezon.

Sidoqoftë, ai është i lidhur edhe me një numër klubesh të tjera të mëdha evropiane, me Manchester United dhe PSG dy alternativat më konkrete për momentin.

Allegri është pyetur nga mediat nëse mendon ta marrë drejtimin e PAG-së në fund të sezonit.

“Nëse e imagjinoj veten time përgjegjës për PSG? Jo, thjesht duke mos imagjinuar asgjë akoma”, ka thënë ai.

Kësisoj, ai i ka dhënë shpresë Milanit për një rikthim në ‘San Siro’.

Liberoquotidiano. it raportoi javën e kaluar se Allegri ka dhënë mundësinë e tij për t’u rikthyer në stolin e Milanit, por në kushte të caktuara.

E para është se duhet të ketë tre ose katër nënshkrime kryesore të përvojës, dhe e dyta ka të bëjë me pagën e tij. Mbetet të shihet se cila do të jetë e ardhmja e Allegrit sezonin e ardhshëm. /ORAinfo/

Komento: