
Vetëvendosje në takim me Presidentin Hashim Thaçi e dërgoi Albulena Haxhiun.
E aty, në takim edhe me krejt liderët tjerë të partive politike, tha që mori vendim për një Qeveri të re, pa shkuar në zgjedhje.
E kur Haxhiu doli para gazetarëve u pyet nëse do të organizohet protesta, kundër këtij vendimi.
“Mendoj që veprimet e tilla të Presidentit Thaçi janë të rrezikshme e shkelin vullnetin e qytetarëve të Kosovës, e për çdo veprim natyrisht që duhet ta diskutojmë e ta marrin organet e Vetëvendosjes”, ka thënë Haxhiu.