Pyetet a është në lidhje me Getinjon, Beatrixe jep këtë përgjigje

10:21 | 07 Shtator 2022

Batrix Ramosaj tregon se a është në lidhje me Getinjon

Beatrix Ramosaj, është personazhi më i përfolur qysh nga hyrja e saj në “Big Brother VIP”, ku edhe krijoj lidhje me Donald Veshajn, lidhje kjo që nuk zgjati edhe jashtë mureve të kësaj shtëpie, ndonëse pak.

Këngëtarja vazhdon e komentohet, dhe secili postim i saj merr vëmendje mediatike.

Në media u raportua për një lidhje të mundshme mes Trixës dhe Getinjos.

Këtë e ka hedhur poshtë, këngëtarja.

“E përgënjeshtroj, ne jemi thjesht miq të mirë!”, ka thënë ajo për Kryefjala.

Komento: