Pyetet a ka bërë operacione plastike, Shyhrete Behluli befason me përgjigjën

09:31 | 24 Shkurt 2020

Shyhrete Behluli vazhdon të konsiderohet si një ndër këngëtaret e suksesshme por emri i saj lakohet shpesh edhe për jetën private.

Gjatë një interviste të fundit për Prive, këngëtarja është pyetur nga dikush prej fansave, se a ka bërë ndonjë operacion plastik, shkruan lajmi.

Nuk ka munguar përgjigja e saj ku ka treguar se nuk është kundër mirëpo për momentin nuk mendon se është nevoja.

Ajo nuk e përjashton mundësinë se një ditë edhe mund të bëjë ndonjë intervenim.

Komento: