Pyetet nëse i dha garanci Serbisë, flet Kurti: Sigurisht që jo, s’iu japë kriminelëve që janë në lista të zeza

14:13 | 07 January 2023

Kurti pyetet nëse i dha garanci Serbisë: Sigurisht që jo, s’iu japë kriminelëve që janë në lista të zeza.

Kreu i Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti, në intervistën e dhënë për Al Jazeera është pyetur edhe nëse i ka dhënë Serbisë ndonjë garanci për mos-arrestim të serbëve apo për të mos çuar forca në veri të Republikës së Kosovës.

Kurti ka thënë se sigurisht që s’i ka dhënë Serbisë asnjë garanci.

Në këtë intervistë kreu i Qeverisë së Kosovës ka thënë se s’mund t’iu japë premtime e garanci kriminelëve që kanë urdhër arrest e që janë në listë të zezë të SHBA-së dhe Britanisë së Madhe.

“Sigurisht që jo. E vetmja garanci që japim si qeveri demokratike është barazi për të gjithë qytetarët. Kushtetutshmëri në gjithë komunat, në gjithë territorin. Rritje ekonomike dhe mirëqenie sociale që nuk e përjashton askë. Premtime dhe garanci demokratike. Unë s’iu japë premtime dhe garanci kriminelëve që kanë urdhër arrest apo që janë në listë të zezë të SHBA-së dhe Britanisë së Madhe”, ka thënë Kurti.

“Sigurisht që jo. Unë s’mund të garantoj diçka që është jashtë apo kundër ligjit dhe Kushtetutës së Kosovës”, ka shtuar tutje kryeministri i Kosovës.

Komento: