Zlatan Ibrahimovic e ka parashikuar fituesin e Kupës së Botës që po mbahet në Katar.
Argjentina dhe Franca janë në finale të Kampionatit Botëror, ndeshje e cila do të zhvillohet të dielën nga ora 16:00.
E Ibrahimovic tha se Messi do ta ngre lart trofeun e Kupës së Botës.
“Mendoj se trofeu tashmë është i shkruar me emrin e fituesit. Ju e dini se për kë mendoj unë. Mendoj se Messi do ta ngre lart trofeun, është e shkruar”, u shpreh Ibrahimovic.