Pyetët për Messin, Guardiola jep përgjigjen e papritur

18:48 | 20 Shkurt 2019

Pep Guardiola konsiderohet si njëri ndër trajnerët më të suksesshëm.

Ai gjatë karrierës së tij ka fituar dy trofe të Ligës së Kampionëve, dhe të dy këta trofe kanë arritur derisa drejtonte Barcelonën.

Shumë kritikë të spanjollit, besojnë se Lionel Messi ishte arsyeja e madhe e suksesit të Pep Guardiolas, sidomos në Ligën e Kampionëve.

Që pas largimit nga Barcelona, Pep Guardiola ka dështuar të arrijë edhe një finale të kësaj gare, ku ka drejtuar Bayern Munich dhe tani Manchester Cityn.

“Një nga gjërat më të përmendura në Tëitter është fakti se ju nuk keni fituar një titull të Ligës së Kampionëve pa Lionel Messin. Ju nuk keni qenë në gjendje ta arrini këtë që nga largimi nga Barcelona, dmth pa lojtarët si Messi, Inesta dhe Xavi’, ishte një pyetje provokuese që Guardiola pranoi gjatë konferencës për shtyp para ndeshjes Schalke – Manchester City.

Spanjolli filloi të buzëqeshte, për të filluar të përgjigjet: “Pajtohem plotësisht me njerëzit që e thonë këtë, dhe nuk mund të debatoj me ata, sepse kam thënë në herë të panumërta se në Barcelonë kam pasur lojtarë fantastik”.

“Kam pasur rezultate të mira në Mynih dhe Mançester, por në Barcelonë kam qenë më i lumtur. Më vjen keq, por isha me fat. Pajtohem”.

Komento: