Pyetet pse nuk bën dasmë me Gencin, Eni befason me përgjigjen

23:28 | 06 Mars 2021

Eni Koçi tregoi pse nuk bënë dasmë me Gencin.

Eni Koçi dhe Genc Prelvukaj ka kohë që janë në lidhje dashurie dhe që bashkëjetojnë së bashku.

Bukuroshja nga Shqipëria ia besoi zemrën këngëtarit të njohur me origjinë shqiptare nga Mali i Zi, Gencit, shkruan “Kosovarja”.

Biondja sot ka bërë një pyetësor në Instagram, ku ka marrë shumë pyetje nga ndjekësit e saj dhe një ndër to ishte komenti “Si nuk bëre një dasëm?”

Ajo u përgjigj duke thënë se, në këto kohë pandemie dasma nuk shqyrtohet fare si opsion këtë periudhë.

Çifti në çdo paraqitje të përbashkët duken shumë të lumtur krah njëri-tjetrit, edhe pse ka disa vite diferencë moshe mes tyre.

Por, a njeh dashuria moshë?

Komento: