Pyetet si po ndihet që Halil Kastrati po kryen punën që do të duhej t’i kryente ai, Haradinaj befason me përgjigjën

13:55 | 20 Qershor 2019

Ramush Haradinaj ka pritur në takim humanistin Halil Kastrati.

Përveç pyetjeve të tjera, gazetarët patën edhe një pyetje kështu: Si po ndiheni që Halil Kastrati po kryen punën që do të duhej ta kryenit ju?

E kryeministri Haradinaj ka befasuar me përgjigjen e tij.

“Shiqoni, është komplementare kjo. Shteti dhe institucionet bëjnë shumë punë për përmirësimin e kushteve të banimit në nivel vendi. Por kjo nuk është vec banim që bën zoti Kastrati, është një humanizëm në shprehje, është një humanizëm shumë i mirëseardhur. Unë sot jam ndi i nderumë që kom mujtë me ia nderu këtë akvitet humanitar”, ka thënë Haradinaj veç tjerash.

Komento: