Pyetjet për Prokurorinë: Kurti iu shmanget gazetarëve: Po shkoj në një koncert

21:14 | 16 December 2024
pyetjet-per-prokurorine:-kurti-iu-shmanget-gazetareve:-po-shkoj-ne-nje-koncert

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka refuzuar sërish të iu përgjigjet pyetjeve të gazetarëve në lidhje me ftesën që ka marrë nga Prokuroria Speciale dhe mospërgjigjen ndaj saj.

Kurti në agjendë sot e kishte pjesëmarrjen në dy aktivitete të ndara, njëra e organizatës VORAE dhe tjetra ngjarje promovim libri me titull: “Të burgosurit e ndërgjegjes: Memoare për politikën, burgun dhe torturën (1945-1999”.

Pasi doli, ai u pyet nga gazetarët nëse do t’i përgjigjet Prokurorisë sipas afateve.

“Jam duke shkuar në një koncert në 19:30”, u përgjigj shkurt Kurti.

Përndryshe, avokati Besnik Berisha ka shkruar të hënën se me sytë e tij e ka parë Kurtin në Prokurorinë Speciale, duke pretenduar se e ka kryer intervistimin në Prokurori.

Kurti ishte ftuar për sot në mëngjesë të intervistohet, por nuk kishte shkuar me arsyetim se ndodhet jashtë vendit.

Komento: