Pytet për transferimin e Ibrahimoviç, Boban befason me veprimin e tij

22:37 | 15 Dhjetor 2019

Zlatan Ibrahimovic pritet të largohet në fund të këtij muaji nga ekipi i tij La Galaxy.

Ai pothuajse se e ka konfirmuar destinacionin e tij të radhës, duke lënë të kuptohet se ai do ta vazhdojë karrierën e tij si futbollist duke u kthyer në Serinë A italiane, përcjell ORAinfo.

Milan ishte pritur që të jetë destinacioni i tij i radhës.

Mirëpo deri me tani nuk ka asnjë lajm pozitiv nga ish-skuadra e tij.

Zvonimir Boban është pyetur për transferimin e tij në San Siro. Ai ka refuzuar të përgjigjet, duket ju shmangur pyetjes.

‘Ibra? Sot do të festojmë, shumë keq nuk kemi fituar por sigurisht që kemi merituar të fitojmë. Nuk dua të flas për Ibrën sonte … ‘, ka thënë Boban pas barazimit të Milanit me Sassuolon.

Mbetët të shihet se cili do të jeta vendimi i Milanit për rikthimin e 38 vjeçarit në ‘San Siro.
/ORAinfo/

Komento: