Pytet pse mungojnë në listë për deputetë anëtarët e familjes Rugova, Vjosa Osmani befason me përgjigjen

12:45 | 07 September 2019

Kandidatja për kryeministre nga LDK, Vjosa Osmani ka vizituar sot “Shtëpinë e Pavarësisë Dr. Ibrahim Rugova”.

Me rastin e përvjetorit të shpalljes së Kushtetutës së Kaçanikut, kandidatja e LDK-së për Kryeministre Vjosa Osmani, ka vizituar “Shtëpinë e Pavarësisë Dr. Ibrahim Rugova”.

Me këtë rast ajo tha se po viziton vendin ku ka nisur projekti i shtetit të pavarur.

“Sot me 7 shtator në ditën e Kushtetutës së Kaçanikut ne kemi vendosur që ditën ta fillojmë pikërisht nga vendi ku filloi gjithçka. Në këtë shtëpi të vogël është krijuar projekti më i madh, projekti i shtetit të pavarur, sovran e demokratik”, tha ajo.

E pyetur se pse në listën e LDK-së për kandidatët për deputet mungojnë fëmijët e ish-presidentit Ibrahim Rugova, Osmani tha se ka qenë vendim i përbashkët.

“Ky ka qenë një vendim i përbashkët dhe besoj që edhe vet familja Rugova tashmë iu ka njoftuar. Ka qenë vendim i përbashkët i yni me z. Teuta Rugova”, tha ajo.

Komento: