
Konfirmon PZAP, Mehmet Ballazhi i PDK-së kryetar i ri i Hanit të Elezit.
Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka konfirmuar se Mehmet Ballazhi i PDK-së, është kryetar i ri i Hanit të Elezit.
Kjo meqë PZAP e ka refuzuar ankesën e kandidatit për kryetar të Hanit të Elezit, Rufki Sumës, për të anuluar zgjedhjet e 17 tetorit në këtë komunë.
Ballazhi pritet të jetë kryetari i ri i Hanit të Elezit.
