Qalaj: 603 punonjësve civilë në Polici u është ulur paga

22:24 | 01 Nëntor 2023
qalaj:-603-punonjesve-civile-ne-polici-u-eshte-ulur-paga

Ish-drejtori i Policisë së Kosovës, tash deputet i PDK-së, Rashit Qalaj, ka thënë se në Policinë e Kosovës, punojnë 900 punonjës civilë, sipas tij 603 prej tyre i është ulur paga.

“Në polici i kemi 900 punonjës civilë, prej tyre 603 kanë zvogëlim të pagave nga 900”, tha ai në “Debat Plus”.

Qalaj tutje tha se kadetët e Policisë së Kosovës, marrin pagë neto vetëm 194 euro.

“Rroga neto kadeti i merr 194.72 euro ndërsa i ka pasur 275 neto më herët, pra minus 81. Ku është motivi për një të ri me apliku në polici për pagë 194”, tha ai.

Tutje, Qalaj tha se deri këtë se deri sot Flota Operative ka qenë në grevë, por që sipas tij atyre i është rritur koeficienti dhe është gjetur zgjidhja.

Komento: