Qalaj: Në takimin e fundit me Kurtin, NJSI u përbuz dhe u fye

16:09 | 08 Dhjetor 2023
qalaj:-ne-takimin-e-fundit-me-kurtin,-njsi-u-perbuz-dhe-u-fye


Deputeti i PDK-së, Rashit Qalaj për Front Online ka folur edhe për takimin e fundit që kryeministri Albin Kurti kishte me NJSI-në, duke thënë se jo që nuk u arrit ndonjë ujdi, por se këta të fundit janë përbuzur dhe fyer nga Qeveria.

“Jo që në takimin e kaluar nuk është realizuar asnjë përfitim për shtesat e rrezikshmërisë, mirëpo me informatat që kemi Njësit i parë Intervenues që ka qenë në takim së bashku me disa prej menaxhmentit të Policisë nuk kanë kaluar mirë fare, përkundrazi janë fyer dhe përbuzur për punën  që kanë bërë. Mirëpo, kjo qasje është plotësisht e gabueshme”, është shprehur Qalaj.

Sipas tij, Qeveria duhet të realizoj sa më shpejtë ndonjë takim me të gjithë akterët e Policisë dhe të gjente ndonjë zgjidhje.

“Mendoj që Qeveria duhet të mbushet mend dhe duhet sa më shpejtë ta realizoj takimin me strukturat e Policisë, me Sindikatën e Policisë, Ministrinë e Brendshme dhe të gjej një zgjidhje e cila do të ishte zgjidhje e cila do të kënaqte sado pak nevojat e pjesëtarëve të Policisë së Kosovë”, ka thënë ai.

 

Komento: