
Ish-deputeti i PDK-së, Rashit Qalaj, ka bërë me dije se nuk ka arritur votat e mjaftueshme për të qenë deputet.
Ai ka vlerësuar se pritjet e PDK-së për zgjedhjet e 28 dhjetorit ishin tjera.
Duke e komentuar rezultatin e këtyre zgjedhjeve, Qalaj ka thënë se këto zgjedhje i fitoi një koalicion që për pesë vite me radhë e ka lodhur dhe dëmtuar Kosovën
“Këto zgjedhje i fitoi një koalicion që për pesë vite me radhë e ka lodhur dhe dëmtuar Kosovën: duke mbjellë përçarje mes njerëzve tanë, duke e ndarë shoqërinë, duke qeverisur keq, duke dobësuar ekonominë, duke poshtëruar institucionet, duke shkelur rendin dhe ligjin, duke ushqyer nepotizmin dhe duke cenuar rëndë marrëdhëniet tona me aleatët dhe partnerët strategjikë. Kjo është e vërteta e hidhur me të cilën po përballemi sot”, ka shkruar Qalaj.