
Reshjet e dendura të borës kanë lënë të bllokuar çiftin e njohur, Adrin dhe Ilirianën.
Pak ditë më parë, çifti kishte ndarë me ndjekësit lajmin se po qëndrojnë në shtëpinë e tyre të re në Debëlldeh, ku janë vendosur prej kohësh për të kaluar disa ditë të qeta.
Në një video të publikuar në rrjete sociale, Iliriana shfaqet duke pastruar borën në oborrin e shtëpisë, ndërsa thekson se për shkak të kushteve të motit, ata kanë mbetur të izoluar në shtëpi.
Pavarësisht vështirësive që sjell moti i acartë, Adri dhe Iliriana kanë zgjedhur të ruajnë pozitivitetin dhe ta përballojnë situatën me humor dhe durim.
