Që nga nesër kjo komunë nis procesin mësimor – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Që nga nesër kjo komunë nis procesin mësimor

15:03 | 21 Janar 2019

Jo të gjitha komunat do të i përmbahen grevës së SBASHK-ut.

Komuna e Gjilanit ka vendosur që të ndërpres grevën e mësimdhënësve, e cila ka nisur ditë më parë dhe nga e marta nxënësit e të gjitha shkollave do t’i kthehen procesit të rregullt mësimor.

Vendimi është marrë pas takimit të drejtorit të Drejtorisë Komunale të Arsimit në Gjilan, Nazim Gagica, me drejtorët e të gjitha shkollave fillore, të mesme dhe institucioneve parashkollore, transmeton Indeksonline.

“DKA së bashku me drejtorët e shkollave në vazhdimësi ka përkrahur dhe e përkrah kërkesat e arsyeshme të mësimdhënësve të dala nga SBASHK-u, por për hir të nxënësve, prindërve dhe fëmijëve, fton mësimdhënësit e të gjitha IEA-ve që të mbizotëroje arsyeja dhe mësimi të fillojë që nga nesër duke besuar fuqishëm se këto kërkesa do të realizohen së shpejti në koordinim mes Qeverisë, MASHT-it dhe SBASHK-ut”, ka thënë Gagica, thuhet në komunikatën për media

Komento: