Që pesë ditë, kryeqyteti pa asnjë rast të ri me koronavirus

22:24 | 02 Maj 2020

Që pesë ditë, Prishtina pa asnjë rast të ri me koronavirus.

Për këtë, në Facebook ka shkruajtur kryetari i kryeqytetit, Shpend Ahmeti, i cili ka thënë se pas heqjes së karantinës, në fuqi mbesin masat e kufizimit të lëvizjes.

Ahmeti ka thënë se duhet të ketë ende kujdes.

Postimi i plotë:

Dita e pestë në Prishtinë pa raste të reja (0). Sonte u hoq karantina.

Masat e tjeta mbesin përfshi kufizimin e lëvizjes në vetëm 90 minuta në ditë.

Ende kujdes sepse në krejt Kosovën 10 raste të reja.

Edhe pak.

Komento: