Që sa kohë nuk është takuar me Kryeministrin Hoti, flet Ramush Haradinaj

21:32 | 07 December 2020

Ramush Haradinaj ka treguar se që sa kohë ka që nuk është takuar me Kryeministrin Hoti.

I pari i AAK’së Ramush Haradinaj ka folur për raportet mes partnerëve në qeverinë e vendit.

Ai thotë se ka një muaj që ai nuk e ka takuar kryeministrin e vendit.

“Mbaj komunikim të rregullt me kryeministrin Mustafa që është edhe kryetar partie. Ka qenë gatishmëria ime dhe qëndrim i yni që t’i kërkohet kryeministrit herët, para dy muajsh, që të negociohet me partitë opozitare, edhe ve Vetëvendosjen”, thotë Haradinaj.

“Pandemia është krizë për të gjithë ne pandemia, vdesin anëtarët e LDK’së, PDK’së,AAK’së, VV’së është kohë krize. Unë kam kërkuar që të mos vonohet dhe të veprohet”, shpjegon ai.

“S’e kam pa se si mundem unë të përkrah kryeministrin tu i pasë parasysh që ai ushtron përgjegjësinë në bazë të ligjit dhe Kushtetutës dhe ai duhet t’i kryejë këto funksione me kohë. Pra është detyrë e tij ruajtja e shumicës, angazhimi për shumicën, në s’mundemi me shku me vrapu me mbajtë i mbajtë funksionet e kryeministrit, ai duhet me shku me i kry, është kryeministër i zgjedhur”, thotë Haradinaj duke folur për Ligjin për Rimëkëmbje Ekonomike

Komento: