Që tani do të ketë akses në dosjet e Enver Hoxhës

16:40 | 23 Janar 2019

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave ka njoftuar përmes një statusi në profilin zyrtar se ka përfunduar tërësisht procesi masiv i deklasifikimit tw 48 mijë dosje e 600 mijë dokumenteve sekrete.

Kështu, prej ditës së sotme do të mundet të aksesohen lirisht më shumë se 48 mijë dosje dhe 600 mijë dokumente nga viti 1945-1993,nga fondet e Presidiumit të Kuvendit Popullor, Kryeministrisë, fondet personale të Enver Hoxhës dhe Hysni Kapos. Fondet e ish-arkivit të partisë, fondet e ministrive, të Prokurorisë së Përgjithshme, Gjykatës së Lartë dhe të organeve të tjera qendrore.

Për këtë proces kanë punuar gjatë vitit të kaluar një staf prej 8 arkivistëve më të mirë të vendit, siç bën me dije DPA.

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave siguron edhe njëherë studiuesit se do të gjejnë një shërbim të shpejtë e cilësor në sallën e re të studimit në AQSH.

Komento: