Qe tri orë në operacion, kjo është gjendja e të aksidentuarve dje në Prishtinë

16:00 | 29 Dhjetor 2018

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mbrëmë në magjistralen Prishtinë-Ferizaj, ku kanë mbetur pa shenja jete dy femra dhe dy meshkuj kanë mbetur të lënduar rëndë.

Femrat që kanë humbur jetën në vend nga ky aksident janë njëra 23 dhe tjetra 31 vjeçare, të cilat ishin punëtore të një banke në Prishtinë.

Shoferi dhe një pasagjer tjetër mashkull kanë mbetur të lënduar rëndë nga aksidenti dhe po trajtohen në QKUK.

Specialistja e Mjekësisë Emergjente, Nerxhivane Halimi për lajmi. net e ka konfirmuar gjendjen e tyre të rëndë.

Tani vec se kanë kaluar tri orë dhe njëri nga të aksidentuarit është ende në sallën e operacionit. Halimi tregoj se gjendja e personit tjetër vazhdon të jetë e njëjtë, i cili është në kujdes intensiv.

Mosha e dy të aksidentuarve në gjendje të rëndë është nga 20 deri në 30 vjeç.

Komento: