Qehaja: Kërcënimi me grevë i SBASHK-ut, i papranueshëm

10:33 | 27 Mars 2024
qehaja:-kercenimi-me-greve-i-sbashk-ut,-i-papranueshem


Drejtori Ekzekutiv i Institutit EdGuard, Rinor Qehaja thotë për FrontOnline se kërcënimi me grevë i SBASHK-ut është i papranueshëm.

Ai thotë se është për rritje të pagave për mësimdhënësit, por jo duke cenuar procesin mësimor.

‘’Kërcënimi me greve me ndërprerje te procesit mësimorë është i pa pranueshëm. Vet nxitja e këtij debati pas një viti mësimor me më shumë së një muaj të humbur nga greva pa rezultat është e pakuptimtë. Po, rritja të pagave të mësimdhënësve, mirëpo jo realizim të kësaj kërkese duke cenuar procesin mësimor’’.

Qehaja thotë se greva është e drejt ligjore por jo edhe ndërprerja e të drejtës për shkollimin e nxënësve.

‘’Besoj shumë në vullnetin e mirë të SBASHK për të parashtruar këto kërkesa me reagime të tjera sindikale. Greva është e drejt ligjore mirëpo jo edhe ndërprerja e te drejtës së shkollimit për nxënës’’- tha Qehaja /FrontOnline/

Komento: