Qelaj: Dy persona me aftësi të kufizuara kanë sfiduar shtetin për të drejtat e tyre

18:43 | 21 Korrik 2023
qelaj:-dy-persona-me-aftesi-te-kufizuara-kane-sfiduar-shtetin-per-te-drejtat-e-tyre

Avokati i Popullit, Naim Qelaj, ka folur për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara, ku tha  në Kosovë, për një vit ka pasur shumë pak debat në kuvend e komisione parlamentare që kanë ftuar në llogaridhënie ekzekutivin për të raportuar për mos-zbatimin e ligjit për personat me aftësi të kufizuara.

Qelaj tha se legjislacioni ekzistues nuk zbatohet dhe sipas tij, kjo e vështirëson dhe i vendosë pengesa personave me aftësi të kufizuara për t’i realizuar të drejtat e tyre.

“Mekanizmi tjetër është sistemi i drejtësisë, pra mbrojtja gjyqësore e të drejtave, ku personat që konsiderojnë që janë diskriminuar, me kërku mbrojtje gjyqësore”.

“Deri vonë s’ka pasur raste të evidentuara, por në kohën e fundit ka lëvizje pozitive. Janë përmendur edhe në publik dy raste, një është në Mitrovicë e një në Prishtinë, ku personat me aftësi të kufizuara kanë sfiduar shtetin me kërkesë për mbrojtje ligjore për mos-respektim të të drejtave që ata i kanë. Në të dy rastet ka epilog”, tha Qelaj në  Klankosova.tv.

Tutje, ai tha se shteti nuk duhet të lejojë që probleme të tilla të zgjidhen me gjyq, por duhet të përdoren instrumentet ligjore për ta ndryshuar gjendjen.

Komento: