“Qëllimi është i mirë”, Presidentja Osmani konfirmon se do të ketë takime për iniciativën franko-gjermane

15:04 | 21 October 2022

Osmani paralajmëron takime me këshilltarët e Scholz e Macron javën e ardhshme.

Presidentja Vjosa Osmani ka paralajmëruar se do të ketë takime të reja me këshilltarët e presidentit francez Macron dhe kancelarit gjerman Scholz.

Këtë ajo e bëri të ditur derisa po fliste në një konferencë për media për iniciativën franko-gjermane për dialogun Kosovë-Serbi.

“Sa i përket iniciativës franko-gjermane, ka për qëllim intensifikimin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Do të ketë takime në javën e ardhshme ku ekipi i Macron e Shcholz do të sqarojnë në detaje”.

Megjithatë, ajo s’dha më shumë detaje për takimin.

Komento: