Qëllohet me armë zjarri një 55-vjeçar nga Kosova në Berlin

21:46 | 16 Nëntor 2022

Berlin: Qëllohet me armë zjarri një 55-vjeçar nga Kosova.

Një burrë nga Kosova është plagosur me armë zjarri në Berlin.

Rasti ka ndodhur rreth orës 13:30 në rrugën Dolgenseestrasse.

Siç raporton gazeta gjermane “Bild”, 55-vjeçari u qëllua me armë zjarri teksa po lëvizte me veturën e tij të tipit “Audi”, transmeton Klanosova.

I plagosur rëndë në shpatull, kosovari është dërguar për trajtim në spital.

Sipas policisë atje, në momentin kur ndodhi rasti brenda veturës nuk gjendej edhe ndonjë person tjetër, përcjell Klankosova.tv

Autoritetet bëjnë me dije se i dyshuari ka arritur që të ikë nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur dhe theksojnë se nuk ka ndonjë provojë se rasti ka të bëjë me ndonjë nga klanet kriminale.

Rasti i cilësuar si “Vrasje në tentativë”, po hetohet nga departamenti i vrasjeve.

Komento: