Qemajl Mustafa thotë se është pezulluar deri në vendim të Gjykatës

11:18 | 20 Qershor 2019

Qemajl Mustafa interpreton vendimin e Kadri Veselit, duke thënë se është pezulluar deri në vendim të Gjykatës.

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli dje ka marrë vendim që të gjithë zyrtarët e PDK-së që mbajnë pozita publike e që janë në aktakuzë për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe korrupsion të lirojnë funksionet e tyre.

Ky vendim prek shume anëtarë të kësaj partie të cilët janë nën aktakuza nga Gjykatat në Kosovë.

Kryetari i PDK-së në Gjilan, Qemajl Mustafa u zgjodh në këtë pozitë para dy muajve.

Por i njejti është i akuzuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare sa ishte kryetari i kësaj komune.

Ai së bashku me 38 persona të tjerë janë akuzuar nga Prokuroria Speciale e Kosovës me veprat penale-krim i organizuar, keqpërdorim i pozitës zyrtare dhe keqpërdorim i autorizimit në ekonomi.

Aktakuza ndaj Mustafës dhe të tjerëve u ngrit në shtator 2016.

Por Kryetari i zgjedhur i PDK-së në Gjilan, Qemajl Mustafa ka mohuar se është shkarkuar nga Kadri Veseli.

I pyetur se a jeni shkarkuar nga pozita e kryetarit të PDK-së në Gjilan nga kryetari i Partisë Kadri Veseli, Mustafa për Gazetën Express ka thënë se vetëm është pezulluar nga detyra.

“Jo, jo. Është pezullim nga detyra(Pushim i aktivitetit) derisa të meret një vendim përfundimtar nga gjykata” u shpreh Mustafa.

Komento: