Qendra Korrektuese në Lipjan përfshihet nga zjarri, ja kush e bëri

14:03 | 24 Shkurt 2019

Një gjë e papritur ka ndodhur në Qendrën Korrektuese në Lipjan

Ngjarja ka ndodhur pasditen e së shtunës, ku dy të dyshuarit derisa ishin në vuajtje të dënimit i kanë vënë zjarrin njërës prej dhomave të pavionit.

Njësiti i zjarrfikësve ka lokalizuar zjarrin, ndërsa përveç dëmeve materiale nuk raportohet për persona të lënduar.

Një lidhje me këtë rast është njoftuar prokurori, bën të ditur PK’ja në raportin 24 orësh.

Komento: