Qendra Sizmiologjike Europiane flet për tërmetin në Shqipëri

21:13 | 27 Nëntor 2019

Një tërmet shumë i fuqishëm ka goditur Shqipërinë.

Qendra Sizmiologjike Europiane e Mesdheut shkruan sot se nuk kanë qenë kurrë dëshmitarë të tërmeteve, në një shkallë kaq të lartë, të ndjera në të njëjtin rajon.

“Që prej fillimit të aplikacionit LastQuake në 2014, kurrë nuk kemi parë një shkallë kaq të lartë të tërmeteve që janë ndjerë në të njëjtin rajon.

Kjo është një kohë shumë e paqartë dhe e vështirë për njerëzit e prekur nga lëvizjet e tokës në Shqipëri. Jemi pranë jush. Qofshi të sigurt”, shkruhet në postim.

Komento: