Qendrat e vaksinimit tani punojnë edhe gjatë fundjavëve dhe festave zyrtare

14:58 | 09 Shtator 2021

Që nga kjo javë qendrat e vaksinimit në gjithë territorin e Kosovës do të punojnë gjatë fundjavëve dhe festave zyrtare

.

Kjo u bë e ditur përmes një njoftimi nga Ministria e Shëndetësisë, shkruan Indeksonline.

Njoftimi i plotë:

Të nderuar qytetarë,

Mbështetur në vendimin e Ministrit të Shëndetësisë, Dr. Arben Vitia, me të cilin është aprovuar Plani i Veprimit për Vaksinimin Masiv, që nga kjo javë qendrat e vaksinimit në gjithë territorin e Kosovës do të punojnë gjatë fundjavëve dhe festave zyrtare.

E gjithë kjo për të lehtësuar procesin e vaksinimit dhe për t’ju përgjigjur kërkesës së madhe të qytetarëve për vaksinim.

Komento: