Qëndrim Zyba kalon te Legia Varshava

22:58 | 01 Shkurt 2024

Qëndrim Zyba ka kompletuar kalimin te Legia Varshava.

FC Ballkani ka njoftuar zyrtarisht për arritjen e marrëveshjes me klubin polak.

Njoftimi i plotë i FC Ballkani:

Të dashur tifozë,

Ju njoftojmë se super mesfushori ynë dhe i Kombëtares së Kosovës, Qëndrim Zyba, e vazhdon karrieren te skuadra prestigjioze e Legias së Varshavës.

Futbollisti huazohet te ekipi polak deri në fund të sezonit, me të drejtë blerje të gjithë kartonit.

Klubi e falenderon Zybën për kontributin e madh që ka dhënë me ne, duke ndihmuar në arritjen e objektivave tona, kurse ne jemi të lumtur që si vatër e ngritjes profesionale të lojtarëve, krijojmë në vazhdimësi mundësi për ta që të arrijnë lartë e më lartë.
Të priftë e mbara Qëndrim

Komento: