Qëndrimin e tij për Shengenin Ballkanik, Edi Rama ‘godet’ rëndë Albin Kurtin – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Qëndrimin e tij për Shengenin Ballkanik, Edi Rama ‘godet’ rëndë Albin Kurtin

23:16 | 19 Dhjetor 2019

Edi Rama i ka dhënë një ‘goditje’ Albin Kurtit.

Kryeministri Edi Rama ka qenë i ashpër me kryeministrin e ardhshëm të Kosovës, Albin Kurti lidhur me qëndrimin e tij për Shengenin Ballkanik. Rama tha se projekti nuk do të ndalet dhe se për këtë ka mbështetjen e SHBA-ve. Ai kritikoi qëndrimin e Kosovës dhe të Kurtit që e ka konsideruar këtë “një hap të nxituar”.

“Nuk ka gjë më të gabuar se fitimtari ta kthejë veten në humbës. Nuk ka gjë më të keqe se të vetizolohesh. Çështja e Kosovës dhe Serbisë nuk mund të zgjidhet me kërcitje dhëmbësh, nuk mund të zgjidhet me tarifa që janë mjete dhe jo qëllime”, ka thënë kryeministri i Shqipërisë.

Ai i Durrësit është një takim që është i hapur për të gjithë. Palmer më ka kërkuar 2 vende sepse do të dërgojë dy njerëz të tij në Departamentin e Shtetit. Unë po nuk besova nuk e bëj. Unë besoj që kjo është rruga. E di që kur udhëheq ke edhe koston që ata që të ndjekin mund të mos e pëlqejnë atë që po bën.

“Unë e di që në Kosovë bëhet politikë me mua. Unë ju them atyre që më tregojnë mua nuk kanë bërë asnjë punë akoma që janë zgjedhur të hapin pak horizontin. Mua nuk më ndal dot askush të më kompleksojë duke më bërë pis”, ka thënë Rama në Klan Kosova.

SHBA-të nuk do i kishim mbështetje dhe nuk do kishim bërë asnjë hap nëse ata nuk do të na nxisnin nëse edhe nga SHBA. Nëse ata do e shikonin me dyshim do na thoshin “stop një herë, se nuk është koha” – tha Rama duke shtuar edhe një tjetër kunj për Kurtin:

“Vjen njëri që ka fituar zgjedhjet në Kosovë dhe kujton se do shpëtojë botën dhe më thotë mua mos u ngut”.

Komento: