Qëndroi 9 orë në borë, si u shpëtua 24 vjeçari nga Shkodra

23:00 | 10 Janar 2019

Reshjet e borës kanë shkaktuar vështirësi edhe në Shqipëri.

Një 24 vjeçar që nga ora 10:00 e ditës së sotme ka mbetur i bllokuar në fshatin Ndërmollas të njësisë Postribë.

Mursel Sykaj po kthehej drejt stanit të tij ku momentalisht ndodhet bashkë me familjen por ka mbetur në mes të borës e cila aty shkonte deri në 1 m 80 cm. Menjëherë 24 vjeçari ka njoftuar me celularin e tij të afërmit për bllokimin në mes të borës.

Familjarët kanë njoftuar Shtabin e Emergjencave Civile. Fillimisht një helikopter është nisur për ta marrë por pas dy tre tentativash helikopteri nuk ka mundur të ulet për shkak të motit të keq.

Në këtë mënyrë e vetmja mundësi ka qenë vetëm përmës tokës. Kështu në Prekal kanë mbërritur disa grupe të FNSH dhe dy grupe të efektivëve bashkë me disa banorë të zonës janë nisur në këmbë në orët e pasdites.

Pas rreth dy orësh ecje në këmbë në mes të borës është arritur që 24 vjeçari të gjendet. Menjëherë forcat e FNSH e kanë marrë 24 vjeçarin duke bërë që ky i fundit t’i shpëtojë bllokimit.

Komento: