Qëndron Kastrati lëshon akuza të rënda VV-së: Po tentojnë të blejnë vota me nga 20 euro

23:37 | 02 Nëntor 2021

Kastrati akuza të rënda VV-së: Po tentojnë të blejnë vota me nga 20 euro.

Kryetari aktual i Kamenicës, Qëndron Kastrati, i cili është në balotazh më Kadri Rahimajn, për të parin e Kamenicës ka thënë se posedon dëshmi se Vetëvendosja po provon të blejë vota te komuniteti serb dhe rom, me nga 20 euro.

“E vërteta të qytetarët e Kamenicës është që këta janë tuj premtu, madje kam edhe dëshmi që deklarojnë të komuniteti serb, edhe rom, nga 20 euro janë tuj kqyr me ble votën. Nuk po mundem me përdor një gjë të tillë se personi që na ka dhuru nuk është tuj na jep lejen, dhe unë e ftoj edhe atë dhe e lus që të na jep lejen dhe të mund ta shfrytëzojmë një fakt të till”, tha Kastrati në Kanal10.

Kujtojmë se Kastrati në zgjedhjet e kaluara të 2017-ës për kryetar komune kishte fituar si kandidat i Vetëvendosjes.

Pas raundit të parë të zgjedhjeve të 17 tetorit, Kastrati kishte akuzuar edhe ministren e qeverisë Kurti, Arbërie Nagavci, se ka ndikuar në rezultat me “presionin” dhe kritikat për reformën arsimore në këtë komunë.

Komento: