Qenët endacakë e bëjnë për spital plakun nga Suareka, gjendje e tij e rëndë

16:21 | 01 June 2019

Qenët endacakë po paraqesin rrezik të madh për qytetarët.

Mëngjesi i sotëm ka qenë i rëndë për një plak nga fshati Peqan i Suharekës. Indeksonline mëson se A.F është sulmuar sot nga një grup i qenëve.

Lëndimet e marra nga sulmi brutal i qenëve kanë qenë të mëdha dhe i moshuari është dërguar me urgjencë në QKUK.

Mësohet se A.F është në operacion dhe gjendja e tij është e rëndë.

Indeksonline mëson se viktima e këtij rasti ka lëndime në kokë dhe në të gjithë trupin.

Komento: