Qerim Kelemendi u ekzekutua mbrëmë në Pejë, policia jep detaje shokuese

09:04 | 27 Shkurt 2020

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në Pejë.

Burime të Gazetës Express brenda hetuesisë së Pejës kanë konfirmuar se dyshohet se viktima në Pejë është Qerim Kelmendi. Trupi i tij, sipas burimeve, është ekzekutuar me disa plumba e pastaj është djegur.

Lajmin për privimin nga jeta e këtij personi e ka konfirmuar prokurori i Pejës, Agim Kurmehaj.

“Jemi duke i zhvilluar hetimet. Edhe ne e kemi informatën se trupi i pajetë i këtij personi është djegur. Shumë shpejt do sjellim detaje të tjera”, ka deklaruar Kurmehaj.

E ndërkohë hetimet po i vazhdon policia e shtetit.

Mësohet se Kelmendi është privuar nga jeta mbrëmë në fshatin e tij rreth mesnatës.

Qerim Kelmendi është vëllai i Ibrahim Kelmendit, ish-anëtarit të Lëvizjes Popullore të Kosovës.

Komento: