Qerim Kelmendi u privua nga jeta, dalin pamje nga vendi i ngjarjes

11:50 | 27 Shkurt 2020

Kanë dalur pamje nga vendi i ngjarjes së privimit nga jeta të Qerim Kelmendit.

Është bartur nga policia vetura e djegur, e lidhur me rastin e mesnatës së të mërkures në Pejë.

‘Koha’ ka siguruar pamje nga vendi në të cilin është gjetur vetura.

Brenda veturës, si është bërë e ditur nga policia, është gjetur një trup i pajetë, i karbonizuar.

Ndryshe, Qerim Kelmendi dyshohet të jetë privuar nga jeta e më pas djegur në veturën e tij.

Ai është vëllai i Ibrahim Kelmendit, ish-anëtarit të Lëvizjes Popullore të Kosovës.

Bëhet e ditur se Kelmendi është privuar nga jeta mbrëmë në fshatin Zahaq rreth mesnatës.

Lajmin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, të cilët kanë dhënë detaje rreth gjetjes së trupit të pajetë të Kelmendit.

“Me datën 27.02.2020 rreth orës 01:27, Policia e Kosovës Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, është informuar se në fshatin Zahaq-Pejë, në një rrugë është duke u djegur një veturë. Me të marrë informatën njësitet e Stacionit Policor në Pejë kanë shkuar në vendngjarje, ku vërejtur një veturë e cila ishte përfshirë tërësisht nga zjarri. Në vendin e ngjarjes kanë arritur njësitet e zjarrfikësve të cilët e kanë shuar në tërësi zjarrin”, thuhet në komunikatë.

Komento: