Qerkini kërkon edhe protesta të tjera kundër Qeverisë: Qytetarët janë mbushë mend

19:28 | 15 July 2023

Bajram Çerkinaj, kryetar i shoqatës “Zëri i Prindërve”, ka akuzuar Qeverinë Kurti se nuk po i mbështet veteranët e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ai i ka bërë thirrje Qeverisë “që t’i kthehet popullit”.

Çerkinaj ka bërë thirrje që shumë shpejt të organizohet edhe një protestë tjetër në mbështetje të veteranëve të UÇK-së.

“Nuk mundesh me i rrejtë ata që i ke rrejtë para dy vjetë e gjysmë, ata janë mushë mend sot o kryeministër. Ata e dinë sot kush oshtë Albin Kurti. Kjo protestë është e vogël. Duhet të bëjmë edhe tjera protesta.

Nuk ka çka na vynë në këtë ndërtesë kryeministri jonë.

Mos te çojmë gjatë, dhe të organizojmë një protestë të dytë”, u shpreh Çerkini ndër të tjera.

Komento: