Qerkini: Puna e Qeverisë “Kurti” për çështjen e të pagjeturve është zero, veç po i arsyetojnë pagat që i marrin

10:31 | 27 Korrik 2024
qerkini:-puna-e-qeverise-“kurti”-per-ceshtjen-e-te-pagjeturve-eshte-zero,-vec-po-i-arsyetojne-pagat-qe-i-marrin


Bajram Qerkini, përfaqësues i Shoqatës së Familjarëve të Personave të Pagjetur ka bërë të ditur për Front Online se së shpejti do të fillojnë disa vlerësime të lokacioneve që dyshohet për mbetje të të pagjeturve në Serbi e Kosovë.

Qerkini ka shprehur pakënaqësi pasi nuk do të ketë gërmime, por vetëm vlerësim të gjetjeve.

“Informatat që i kemi ata do të fillojnë me gërmime këto ditë në tri lokacione në Serbi dhe tri në Kosovë. Nuk e di a janë dakorduar a janë marr vesh me Komisionin e Serbisë dhe Kosovës se do të fillohet të punohet me përmirësimin e kohës në tri lokacione të Kosovës dhe tri të Serbisë. Nuk jam i kënaqur se nuk janë gërmime por vlerësime”, u shpreh Qerkini.

Qerkini ka kritikuar punën e Qeverisë karshi të pagjeturve.

Ai thotë se pushteti ka punuar vetëm për ti arsyetuar pagat që i marrin.

“Zero jemi të kënaqur me Qeverinë krejt çka ka bërë veç me i siguruar karrikat dhe me e arsyetuar pagat që i marrin. Disa vlerësime kanë qenë por nuk ka pasur gjetje të trupave”, theksoi Qerkini.

Gërmimet e fundit para Podujevës, ishin bërë në Therandë dhe Prizren.

Komento: