Qeset e plastikës do të bëhen me pagesë. Kryeministri Ramush Haradinaj ka takuar përfaqësuesit e Rrjetit të Shitësve me Pakicë.
Gjatë diskutimit ata janë pajtuar që të mos keqpërdoren qeset e plastikës si dhe t’u vendoset një çmim minimal, sikurse ndodh në vendet e rajonit.
“Qeveria e Kosovës do të jetë partnere e sektorit privat, duke i trajtuar me kujdes sfidat e tij, përballë legjislacionit në fuqi”.
“Me gjithë ligjin, i cili parashihet të hyjë në fuqi për vendosjen e flamujve të origjinës në të gjitha produktet, ekziston gatishmëri e përbashkët që në fazën e parë, për arsye teknike, sensibilizimi të bëhet përmes ekspozimit të flamurit të Kosovës, si sinjal për konsumatorin për fuqizimin e prodhimit vendor”.