Qesharake, Policia gjobit 4 euro një shofer qe nuk e vendosi rripin e sigurisë

23:41 | 10 January 2019

Ndodh që edhe policia të gaboi gjatë shkruarjes së dënimeve.

Kohën e fundit dukshëm është rritur numri i aksidenteve në komunikacion siç është rritur edhe numri i tiketave të shqiptuara në trafik.

Një lexues në adresë të indeksonline ka përcjellur një dënim, të cilit i është shqiptuar atij për mos mbajtjen e rripit.

Sipas shkresës, personi në fjalë është dënuar për vetëm 4 euro. Sigurisht, kjo shifër mund të jetë gabim i policëve që shkruan tiketën, pasi që sipas ligjit dënimi më i vogël është hiç më pak se 20 euro.

Vlen të përmendim faktin se vetëm gjatë 24 orëve të fundit, Policia e Kosovës ka shqiptuar gjithsej 774 tiketa trafiku.

Komento: